Kryeministri Spajiç propozon rikonstruktimin e qeverisë së Malit të Zi me hyrjen e partive proruse

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, ka propozuar një përbërje të rikonstruktuar të Qeverisë, e cila nëse miratohet nga Kuvendi, do të përfshijë partitë e Frontit Demokratik prorus (DF) dhe Partinë Boshnjake (BS). Gjatë fjalimit të tij para deputetëve, Spajiç theksoi se Mali i Zi është më i bashkuar se kurrë dhe se kjo qeveri do të garantojë stabilitet dhe pjekuri.

Sipas propozimit të Spajiçit, DF-ja do të marrë dy poste zëvendëskryeministrash dhe tre ministra. Ky është riformatizimi i parë i Qeverisë së Spajiçit, e cila u formua në fund të tetorit të vitit të kaluar me votat e 46 deputetëve nga 81 gjithsej. Qeveria atëherë u mbështet nga 13 deputetë të partive të DF-së, të cilat u shpërbënë së fundmi.

Politika e këtyre partive është në kundërshtim me politikën zyrtare të Malit të Zi, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këto parti mbështesin heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Përveç kësaj, ato mbështesin kriminelët e dënuar të luftës dhe kanë marrëdhënie të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe liderët serbë.

SHBA-ja dhe institucionet evropiane kanë shprehur shqetësim për përfshirjen e partive që kundërshtojnë vlerat euroatlantike në qeveri. Megjithatë, Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Andrija Mandiçin për kryetar në fund të tetorit të vitit 2023, me mbështetjen e përfaqësuesve të Lëvizjes së Spajiqit “Evropa Tani”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share