Dyshja e talentuar Nico Williams dhe Lamine Yamal janë bërë simboli i suksesit të Spanjës në Kampionatin Evropian në Gjermani. Yamal, i cili është pjesë e Barcelonës dhe është formuar në Akademinë e famshme “La Masia”, mund të bashkohet me Williams, i cili aktualisht luan për Athletic Bilbao.
Në moshën 22-vjeçare, Williams konsiderohet një talent i madh dhe Barcelona është e vendosur ta bëjë të vetin, megjithëse ende nuk ka një marrëveshje mes palëve. Klauzola e transferimit të Williams është 58 milionë euro, një shifër e arsyeshme për standardet spanjolle, pavarësisht problemeve financiare të Barcelonës.
Ndërkohë, Yamal ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën, me një klauzolë prej 1 miliardë eurosh. Trajneri Hansi Flick kërkon të paktën një yll që bën diferencën për sezonin e ri, dhe Williams është lojtari që nevojitet. Tani mbetet të shihet nëse dyshja e talentuar do të jetë e veshur me fanellën e Barcelonës dhe nëse do ta ndihmojë skuadrën të rikthehet në majën e futbollit evropian.