Gjykata e OKB-së: Pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm

Gjykata kryesore e OKB-së deklaroi se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është në shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Në një opinion që shënon një moment të rëndësishëm të jurisprudencës botërore, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se Izraeli duhet të ndërpresë aktivitetin në territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe në Gaza dhe “t’i japë fund sa më shpejt të jetë e mundur pushtimit të paligjshëm të këtyre territoreve”.

Opinioni këshillues i gjykatës nuk duhet zbatuar me detyrim, por mbart peshë politike. Kjo është hera e parë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë jep një mendim mbi këtë çështje gjatë pushtimit 57-vjeçar të atyre territoreve.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë të Holandës, po e shqyrtonte çështjen që prej fundit të vitit të kaluar, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjykatës iu kërkua specifikisht të japë një këndvështrim mbi politikat dhe praktikat e Izraelit kundrejt palestinezëve dhe statusin ligjor të pushtimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share