Protestuesit në Londër i vunë flakën një autobusi dhe dëmtuan automjete, përfshirë një makinë policie

Skena kaotike shpërthyen në Leeds, në Anglinë qendrore, të enjten pasdite, kur qindra protestues u mblodhën në qendër të qytetit. Protestuesit i vunë flakën një autobusi dhe dëmtuan automjete, përfshirë një makinë policie, në shenjë proteste ndaj largimit të katër fëmijëve nga një familje me origjinë nga Europa Lindore nga shërbimet sociale.

Policia deklaroi se trazirat u nxitën nga një pakicë kriminale me qëllimin për të prishur marrëdhëniet me komunitetin. Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, shprehu tronditjen e saj për skenat e trazirave në një zonë që zakonisht është paqësore.

Situata u qetësua në orët e vona të së enjtes, megjithatë, banorët dhe korrespondentët e medias theksuan se reagimi i policisë ishte i vonuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share