Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur se rasti I maviosjes së fëmijës është diskutuar dhe janë marrë masa disiplinore për disa infermier. Ai thotë se nuk mund ti shpalos detajet përderisa nuk ka një raport me shkrim. Taravari shtoi masat që do të ndërmerren nga komisioni dhe drejtori i klinikës të jenë efektive, dhe në rast se ka rishfaqje të ngjarjeve të tilla, do të konsiderohet shkarkimi i stafit të përfshirë.
“Janë marrë masa të caktuara disiplinore dhe stafi mjekësor duhet të jetë shumë i kujdesshëm me të gjithë pacientët, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe veçanërisht me fëmijët. Shpresoj që masat që do të marrë komisioni së bashku me drejtorin të jenë të realizuara dhe nëse përsëritet, mendoj se stafi do të shkarkohet menjëherë”, deklaroi Taravari.
Ministri Taravari bëri të ditur se nuk ka prova që mavijosja e foshnjës është kryer me qëllim, dhe insistoi në nevojën për të dëgjuar të dyja palët dhe për të siguruar një hetim të plotë dhe të drejtësisë në këtë çështje.
“Nuk ka ndonjë provë që është bërë me qëllim, ndaj po, thashë që në fillim, të kemi kujdes të dëgjojmë të dyja palët. Nuk besoj se ka një punonjës shëndetësor që do të ishte i gatshëm të lëndonte një foshshnjë tre muajshe. Kështu që, të kemi kujdes, pres të lexoj me shkrim të gjitha konstatimet e komisionit nga klinika e pediatrisë, pastaj do t’ju njoftojmë përsëri”, u shpreh Taravari.
Në anën tjetër, familja e foshnjës ka shprehur shqetësimet e tyre lidhur me trajtimin e fëmijës në klinikë duke kërkuar zbardhje të rastit. Taravari premtoi se do të monitorojë personalisht zbatimin e masave disiplinore dhe do të informojë publikisht për zhvillimet e mëtejshme në këtë rast. /tvklan.mk