Lazio kërkon Mason Greenwood, por fokusohet tek vëllai i vogël i Jude Bellingham

Pas shfaqjes së tij të shkëlqyer me Getafe në Spanjë, sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, është në qendër të merkatos verore. Pas interesimit të klubeve si Atletico Madrid, Barcelona, Juventus, Napoli dhe Olympique Marseille, tani një tjetër klub po kërkon shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Lazio, ekipin e kryeqytetit italian, i cili ka ofruar një shumë prej 25 milionë eurosh për transferimin e tij. Megjithatë, “Djajtë” e United nuk janë të gatshëm të zbresin nga kërkesa e tyre prej 30 milionë eurosh për këtë talent të ri.

Në këto rrethana, bordi i Lazio ka vendosur të heqë përkohësisht dorë nga përpjekjet për të siguruar Greenwood. Ata janë tani të fokusuar te një tjetër talent anglez, vëllai i vogël i Jude Bellingham.

Jobe Bellingham luan kryesisht si mesfushor i avancuar, por mund të zëvendësojë edhe në pozicione të tjera në mesfushë dhe sulm. Me një çmim rreth 15 milionë euro, ai mund të jetë një shtesë e rëndësishme për skuadrën e Lazio në sezonin e ardhshëm. Nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo do të jetë eksperienca e parë e tij jashtë ishullit anglez.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share