Sezoni i pushimit verore tani më veçse ka filluar, e qytetarë drejtohen drejt agjencioneve turistike për të kapur ofertat, informon tvklan.mk
Një ndër vendet më të preferuar për të kaluar pushimet edhe për këtë vitë mbetet Turqia, këtë e thotë edhe Bunjamin Durmishi pronar I agjencionit, ai thotë se këtë vitë ka rritje të çmimeve të hoteleve, por pamvarësisht kësaj interesimi I qytetarve mbetet I lartë.
“Ka disa destinacione që ofrohen duke filluar nga Turqia që është destinacioni më i kërrkuar pastaj ofrohet Greqia, Shqipëria, Egjipti, Tunizi dhe disa destinacione më të largëta. Është e vertetë se këtë vitë ka një rritje të çmimeve të hoteleve edhe ajo ndikon tek qytetarët siç tham Turqia është vendi më i kërrkuar por dhe destinacionet tjera nuk mbeten mbrapa”, deklaroi Bujamin Durmishi.
Rritja e çmimeve nuk ka ndaluar disa qytetarë për të bërë pushimet edhe këtë vitë.
– “Në pushime isha unë në Antali, si çdo herë. Çmimet janë sipas personit mvaret si do ti nëse do mir shkon ma mir mvarët. Ma shtrejt është”.
– “Ku nuk e di por për të shkuar do shkojm do shohim. Jo jo nuk më intereson vetëm për pushim të shkoj të qetësohem ajo është”.
Këtë vitë do të pushojm në shtëpi, jeta është bërë e shtrejt thonë disa qytetarë të tjetër.
– “Unë mendoj se familjarisht këtë vitë do të pushojm në shpi, mund të dalim për pushim verore vetëm në Malin Sharrë dhe atje do ta kalojm. Në bazë të çmimeve që i kemi dëgjuar që momentalisht i përjetojmë nga koleget që vijnë nga pushimet vështirë që mund t ndajmë kohë për pushimet verore në deti apo diku tjetër liqen”.
– “Nuk kemi llogari, shpenzimet janë të larta, jeta është shumë e shtrejt edhe nuk mund të mbledhësh para për pushime nuk mund të ndash”.
– “Jo, sepse ska para, pa para ku do të shkosh”.
Çmimet për pushime mvarën nga vendi dhe hoteli që zgjedhin qytetarët, për këtë vitë për tu nisur për pushime drejt Antalisë çmimet fillojnë nga 1.000 euro për dy persona deri në 4.000 euro. Çmime të larta raportohet edhe për në bregdetin shqiptarë. /tvklan.mk