Liga e Konferencës: Zhgënjen Shkëndija, fiton Tikveshi

Dy skuadrat e futbollit nga Maqedonia e Veriut që përfaq%sohen në UEFA Conferenc League, Shkëndija dhe Tikveshi dolë me rezultate të ndryshme, derisa Shkëndija pësoi disfatë në transfertë nga ekipi armen NOAH 2-0, ekipi i Tikveshit në Shkup mundi Islandezët e Breidablik fituan me përmbysje 3-2

Ekipi i Shkëndijës nga Armenia kthehet me disfatë nga ekipi NOAH 2-0, në ndeshjen e raundit të parë të UEFA Konferenc League. Trajneri Jeton Beqiri i zhgënjyer me mënyrën se si u lejuan të pranohen dy gola në fund të ndshjes para gazetarëve pos tjerash deklaroi

“Më shumë më brengos pranimi i golave në at mënyrë nga dy ndërpreje të cilat dukeshin si të pa rrezikshme dhe realitet ne rrezikuam dhe pranuam golat të cilat mund ti quaja gola shumë të lehtë, të cilët nuk pranohen në kompeticionet europiane. Duheshte të reagojmë shumë më mirë në situatën ose në pranimin e dy golave” ka deklaruar trajneri i KF Shkëndija Jeton Beqiri

Nga ana tjetër debutuesi në garat europiane ekipi i Tikveshit fituesi i Kupës, mbrëmë shënoi fitore kundër islandezve të Breidablik 3-2, me përmbysje në pjesën e dytë të ndeshjes. Trajneri Gjorgji Mojsov pas ndeshjes theksoi se ekipi I tij ka dhën♪7 vetëm 50 % nga ajo që munden.

“Në pjesën e parë mendova se do të ishte turp për lojtarët e mi nëse nuk do të arrinim të paktën të barazojmë. Disa lojtarë ishin shumë nervozë në fillim, sepse kjo ishte ndeshja e parë evropiane për Tikveshin. Në pjesën e dytë, kur pamë se ishim një ekip më i mirë, arritëm të bënim një kthesë të madhe. Jam shumë i kënaqur me fitoren, edhe pse sot treguam vetëm 50 për qind të aftësive tona”, tha Mojsov.

Kujtojm se ndeshjet kthyese të raundit t parë të Konferencë Ligës Shkëndija – Noah dhe Breidablik-Tikveshi do të zhvillohen më 18 korrik (të enjten).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share