Taravari: Disa specializime do të ndalohen për një vit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pas takimit me dekanin e fakultetit të Mjekësisë në universitetin Shen Kirili dhe Metodi, tha se ranë dakord që specializimet që mungojnë t’u jepet përparësi ndërsa për disa të tjerë, të ndalohen nga shtatori

“U dakorduam që specializimet që mungojnë të ju japim përparësi në periudhën e ardhshme dhe disa specializime që janë të tepërta t’i kufizojmë, të ketë moratorium dhe besoj se prej këtë shtatori do të ketë disa specializime që do të jenë të ndaluara për një vit. Në të njëjtën kohë, disa specializime që mungojnë do t’u japim hapësirë më shumë”, tha Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share