Si ndikon plazhi tek shëndeti mendor i njeriut…

Qëndrimi në natyrë të hapur është i mirë për shëndetin fizik dhe mendor, ndërsa studimet e fundit tregojnë për përfitimet shtesë të kohës së kaluar në plazh.

Ndjenja e pabesueshme e paqes dhe e qetësisë, të cilën e përjetoni në plazh tani quhet “hapësira e kaltër”.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kombinimi i notave aromatike dhe tingujve të valëve shkakton kënaqësi në tru.

Hapësira e kaltër na vendos pothuajse një gjendje të hipnozës.

Nëse jeni të relaksuar ndërsa qëndroni në plazh, kjo nuk është vetëm në kokën tuaj.

Shkencëtarët thonë se në ato momente truri vërtetë reagon ndaj mjedisit, me këtë rast shfaqet ndjenja e lumturisë dhe paqes, duke shkaktuar ndjenja të lumturisë dhe të paqes.

Hapësira e kaltër ndikon te ne në katër mënyra të ndryshme:

Zvogëlon stresin
Uji është ilaç natyror për lehtësimin e stresit.

Plazhi nxit kreativitetin
Qëndrimi në plazh ndihmon ta pastroni mendjen dhe t’u qaseni problemeve ose projekteve tuaja në një mënyrë kreative.

Ashtu si meditimi, plazhi shkakton një ndjenjë të qetësisë, e cila ju mundëson që të përqendroheni në atë që ka rëndësi.

Plazhi mund t’i lehtësojë ndjenjat e depresionit
Qëndrimi në plazh mund të lehtësojë stresin dhe depresionin.

Tingulli hipnotizues i valëve në kombinim me pamjen dhe aromat që ju rrethojnë, çojnë në një gjendje meditative.

Plazhi ndryshon këndvështrimin mbi jetën
Natyra në përgjithësi, ashtu si edhe plazhi, ndikojnë në lumturinë dhe mendimet pozitive.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share