Manchester United dhe AC Milan në garë për sulmuesin holandez Joshua Zirkzee

Manchester United është në rrugë për të siguruar sulmuesin holandez Joshua Zirkzee nga Bologna. Përpiqjet e tyre për të nënshkruar marrëveshje me lojtarin janë përpara rivalëve të tyre, AC Milan.

Zirkzee ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Serie A gjatë sezonit të fundit. Klubi i Premier League ka arritur një marrëveshje personale me sulmuesin, dhe tani po zhvillohen bisedime me Bologna për mënyrën e pagesës së klauzolës së lirimit prej 34 milionë paundësh.

Manchester United ka nevojë për një sulmues që të sigurojë gola dhe asistime, pasi sulmuesit e tyre të tanishëm kanë hasur vështirësi në shënimin e golave. Pritet që Zirkzee të zyrtarizohet pas përfundimit të Euro 2024, ku ai ëndërron të fitojë titullin me kombëtaren e Holandës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share