Franca, Anglia, Holanda dhe Spanja do të luajnë për dy biletat finale të Euro2024. Garë që bëhet e ashpër, ndërsa UEFA ka nisur të mendojë edhe për gjyqtarin që do vendos drejtësi në finalen e 14 korrikut.
Roberto Rosetti menaxheri i arbitrave duhet të vendos se kush do të jetë ai që do ketë përgjegjësinë e ndeshjet kryesore të Europianit. Siç raportohet nga mediat botërore, pas katastrofës Gjermani-Spanjë të nënshkruar nga Anthony Taylor, Rosetti do të duhet të vlerësojë edhe më me kujdes zgjedhjen e arbitrit për finalen e Berlinit.
Lista e ngushtë e kandidatëve është ngushtuar në tre, Michael Oliver, Szymon Marciniak dhe Daniele Orsato. Emra që duket se do të përdoren mes gjysmëfinales dhe finales, me Oliver që gjithsesi do të shmanget për të menaxhuar takimet e kombëtares angleze.
Më të favorizuar për të qenë kryesor në finalen e 14 Korrikut gjenden polaku Marciniak dhe italiani Orsato. Ky i fundit duket se ka gjithçka që duhet të mbizotërojë mbi dy kolegët e tij dhe të mbyllë karrierën duke drejtuar finalen e “Olympiastadion” më 14 Korrik.
Klan News