Xhaka pas eliminimit të Zvicrës në EURO 2024: Nuk e meritonim të humbnim kështu

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka pas humbjes ndaj Anglisë në çerekfinalen e EURO 2024-shit, është shprehur se është trishtim dhe zhgënjim kjo humbje, pasi sipas tij nuk e kanë merituar këtë.

Tutje, Xhaka tha se përkundër rezultatit final, ata janë krenarë se ku kanë arritur, shkruan Klankosova.tv.

“Ndjenja fillestare është trishtim dhe zhgënjim, sepse nuk e meritonim të humbnim kështu. Nga ana tjetër, ne mund të jemi krenarë për veten tonë. Nga ndeshja e parë e deri më sot, ne vazhduam të përmirësoheshim dhe treguam karakter të madh, shpirt të madh ekipor dhe gjithmonë i thoshim vetes ‘të na mundin, do të duhet shumë’”, tha Xhaka.

Po ashtu, mesfushori shqiptar tha se mbështetja e tifozëve ishte e madhe, dhe thekson se ua kthyen këtë mbështetje më shumë se sa pritej.

“E pamë mbështetjen në stadium, e pamë mbështetjen në rrjetet sociale dhe në Zvicër. Për ne ishte shumë e rëndësishme t’u kthenim diçka. Unë mendoj se ne u kthyem atyre shumë më tepër sesa pritej”, tha më tej Xhaka.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share