Albert Gudmundsson ka bërë emër në kampionatin italian Serie A si një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni. Sulmuesi islandez, i cili luan si sulmues i dytë dhe bën të dy krahët e fazës ofensive, ka shënuar 16 gola me ekipin e tij, “Kuqeblutë”, në kampionat dhe Kupën e Italisë. Përveç interesit të kampionëve në fuqi, Inter, edhe Juventus dhe Napoli e kanë vënë në sy talentin e tij.
Në një prononcim të fundit për mediat, 26-vjeçari foli rreth cilësive dhe mentalitetit të tij. Ai shprehu ambicien për të luajtur në një klub të madh. Gudmundsson gjithashtu theksoi se një sulmues nuk duhet të ketë frikë të gabojë. Përkundrazi, duhet të vazhdojë të luftojë dhe të krijojë mundësi për gol. Ky talenti nordik po bën valë në futbollin italian dhe është gati për sfida të mëdha në të ardhmen.