Ende asnjë zgjidhje për transportuesit privat

AUTOBUSËT PRIVAT NESËR NDËRPRESIN PUNËN

Transportuesit privat mengjesin e djeshme protestuan duke dhënë paralajmrimin e tyre që së shpejti, nëse nuk u shlyhet borxhi ndaj tyre nuk do të funksionojnë aspak. E pas protestes, nga Ndërrmarja e Transportit Publik – Shkup siguruan se është arritur marrëveshje me kompanitë private dhe se nuk do të ketë ndërprerje të shërbimeve për udhëtarët, përkatësisht transportuesit privatë do të vazhdojnë të lëvizin sipas orarit. Por sërisht sot autobusët privat qarkulluan deri në ora 10:00, dhe më pas parkuan autobuset. E qëndrimin e NQP-së, e pohon vozitësi Oliver Petrushevski.

“Jo nuk kishim takim ne vozitësit por drejtorët tonë kishin dhe në takim s’ka pasur asnjë gjë pozitive” – tha Oliver Petrushevski, vozitës.

Petrushevski , thotë që qëndrimi i tyre vazhdon te mbetet i njejtë, ata i bëjnë thirrje NQP-në, që ta bëjë pagesën në mënyrë që të mund të vazhdojnë sipas rendit të vozitjes.

“Ne nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë të vozitjes, vetëm mund ta reduktojmë vozitjen për arsye se nuk kemi mjete se si të vozisim autobusët. Unë e lus NQP-në të bëje pagesën që të mund të vozisim sipas rendit të vozitjes, derisa nuk kemi të ardhura apo para ne nuk mund ta ndërrojmë qëndrimin” – tha Oliver Petrushevski, vozitës.

Transportuesit njoftojnë se borxhi ka arritur diku rreth 110 milionë euro. Ndërkaq pas gjithë kësaj, linja e fundit e autobusëve privat do të jetë ditën e premte në orën 10 të mëngjesit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share