Mickoski reagon ndaj deklaratave të ambasadorëve për Gjyqësorin

“ËSHTË BËRË PRAKTIKË QË AMBASADORËT TË NDËRHYJNË NË PUNËT E BRENDSHME TË SHTETIT”

Kryeministri Hristian Mickoski ka reaguar ndaj dekalaratave të djeshme të amabasadorëve në vend lidhur me gjyqsorin. Sipas Mickoskit është bërë praktikë që ambasadorët të ndërhyjnë në punët e brendshme të shtetit, ndërsa porositi ato që, nëse kanë zgjidhje më të mirë, le ta tregojnë.

Kryeministri, Hristijan Mickoski ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të ambasadorëve, të cilët u shprehën kundër reformës së paralajmëruar të VMRO – DPMNË-së, për shpërbërje të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik. Ai tha se, është bërë praktikë që ambasadorët të ndërhyjnë në punët e brendshme të shtetit, ndërsa porositi ato që, nëse kanë zgjidhje më të mirë, le ta tregojnë.

“U bë praktikë që ambasadorët të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të shtetit. Po ashtu, të njëjtit thonë se gjendja me sundimin e ligjit në shtet është katastrofale dhe të gjithë ata në raportet e tyre thonë se, lulëzon krimi dhe korrupsioni. Është logjike që një person i cili është racional dhe konstruktiv, kur të sheh problem, të kërkojë zgjidhje për të. Ja, ne ofruam zgjidhje. Në rregull, nuk janë të rëndësishëm për ambasadorët ato 600 mijë vota, nuk është i rëndësishëm programi i Qeverisë. Ja, nëse din zgjidhje më të mirë le të vijnë dhe të thonë, jam i gatshëm që të flas për të njëjtën” – tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV – së.

Ai shtoi se, është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me gjithkënd, qoftë me ekspertët, qoftë me ambasadorët dhe nëse kanë ide më të mirë, tha se do ta pranojë menjëherë.

“Vetëm të mos jetë deri si më tani. E pamë çfarë do të thotë si deri më tani, raste të montuara, porosi politike, njerëz që janë viktima të përndjekjes, njerëz të cilët nga kriminel bëhet qytetarë të ndershëm, ja kështu është gjendja momentale në gjyqësor dhe prokurori” – tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV.

Kujtojmë se, euroambasadori David Geer deklaroi dje se, shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik është ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe nëse kjo ndodhë, do të shkaktojë shqetësim serioz në BE. Ndërkaq, ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler tha se, Këshilli Gjyqësor duhet t’i ndjekë rekomandimet e misionit vlerësues. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share