Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë 70-vjeçari në Durrës

Një 70-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak sapo është futur në det.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share