Pronarët më të pasur në planet po përballet me rregulla të forta të UEFA-s. Klubi i futbollit “Bardhezinjtë” e Newcastle është i detyruar të shesë një nga “yjet” e skuadrës për shkak të “borxheve”. Mesfushori brazilian, Bruno Guimaraes, është ndër lojtarët që mund të sakrifikohen. Guimaraes, i transferuar nga francezët e Lyon, është kthyer në një “gur themeli” në mesfushën e Newcastle dhe konsiderohet një nga më të mirët e Premier League, të kampionatit anglez të futbollit.
Specialistët e merkatos vlerësojnë kartonin e 26-vjeçarit në 85 milionë euro, por ai mund të kushtojë edhe më shumë. Në këtë situatë, vetëm “gjigantët” francezë, Paris Saint-Germain, janë të gatshëm të përballojnë këtë çmim. Tekniku i PSG, Luis Enrique, është i “mahnitur” nga talenti i “yllit” brazilian.
Newcastle është i detyruar të shesë një lojtar kryesor pas një humbjeje prej 73.4 milionë paundësh në fund të sezonit 2022-2023. Të ardhurat e klubit janë shtuar me 39%, por nëse shitja e Guimaraes nuk realizohet, alternativat janë Sven Botman apo Alexander Isak.