Venko Filipçe do të jetë lider i ri i LSDM-së

Venko Filipçe do të jetë lider i ri i LSDM-së.

Anëtarësia i dha mbështetje Filipçes në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake, ku u përball me Jovan Despotovskin dhe Aleksandar Bajdevskin.

Zgjedhjet e sotme erdhën si rezultat pas disfatës katastrofike të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare të majit, në të cilat fitoi vetëm 18 deputetë dhe pas shtatë vitesh në pushtet doli në opozitë.

Filipçe është një neurokirurg i cili u inkuadrua në politikë në vitin 2017, kur iu besua resori i Shëndetësisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share