Shkup, 30 qershor 2024 (MIA) – Nën ndikimin e masës ajrore të lagështisë dhe paqëndrueshmërisë gjatë natës drejt së martës dhe të martën në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe breshër, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Pastaj të mërkurën dhe të enjten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare veriore.
Në Shkup, gjatë natës drejt të martës dhe të martën moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginave do të ketë paraqitje të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima, erë të fuqishme dhe paraqitje lokale të breshrit. Shi të rrëmbyeshëm me bubullima do të ketë edhe të mërkurën dhe të enjten.
Nga DPHM rekomamandojnë në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike kujdes më i madh, të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën drunj.