I ftuar në emisionin Euro Klan në Klan Maqedonia, Ardijan Imeri trajner futbolli, tha se në kampionatin e Euro 2024, futbolli ka qenë shumë taktik dhe secila nga ekipet ka kursyer forcat e veta gjatë fazës së parë.
Ai tha se Spanja ka treguar performancë të mirë deri tani, ndërsa Italia, Anglia dhe Franca kanë zhgënjyer. Ai tha se pritet të shohim se çfarë ndodh në ndeshjet e ardhshme, pasi këto skuadra kanë ruajtur forcat dhe janë të rrezikshme.
“Në këtë kampionat është luajtur një futboll shujmë taktik ku secili ekip ka kursyer diçka nga forcat e veta për këtë fazë të 1 të 16 deri në finale.
Futboll më të mirë deri më tani ka treguar Spanja sipas mendimit tim, ndërsa prej ekipeve tjera të mëdha më shumë ka zhgënjyer Italia dhe Anglia, por edhe Franca janë zhgënjyese, sepse janë skuadra nga të cilat është pritur më shumë prej nga ana e të tjerëve.
Mirëpo do të shohim nga dita e shtunë se çfarë mund të ndodhi, sepse këto ekipe kanë ruajtur forcat, dhe gjithmonë në këtë fazë të sistemit janë ato janë shumë të rrezikshme”, tha Imeri./tvklan.mk/