Për dekada të tëra institucionet në vendin tonë nuk kanë arritur të ndërtojnë një urë për të lehtësuar jetën e banorëve të Fshatit Llokë dhe fshatrave përreth. Madje, ura ku banorë të grupmoshave të ndryshme kalojnë çdo ditë është e paqëndrueshme, madje aq sa në disa raste kalimtarët kanë rënë në lumin Treska. Mungesa e urës, zgjat rrugën e banorëve për në kryeqytet me rreth 12 kilometra. Të gjithë e premtuan, asnjëri nuk e realizoi.
A kushton jeta e njeriu më shumë se një urë?
“Ndodhemi në fshatin Llokë të Komunës së Sarajit.Duam të kalojmë nga ana e Komunës së Gjorce Petrovit. Do kishim kaluar nga ura e re, por nË fakt ajo asnjëherë nuk është ndërtuar, pavarësisht se institucionet kanë vite që e premtojnë. Banorët çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar në këtë urë që i ngjan një ndërtimi prehistorik”
Banorët na treguan se ndër vite ka pasur raste kur bashkëfshatarë të tyre kanë rënë në lumin Treska sepse kanë humbur ekuilibrin ose është thyer ndonjë dërrasë. Fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjw viktimw. Banorët, të cilët nuk deshën të flasin para kameras pyetën institucionet se vallë a duhet të mw e keqja që të kuptojnë se sa serioze është kjo çështje.
”Këto sajllet janë të këputura në mes. Ka pasur dy në mes, tani janë të këputura, ka vetëm anash. Dy persona kanë rënë në ujë. Prap kanë rënë disa persona që dinë të notojnë. Para ca ditësh një plakë, me nusen dhe tre fëmijë, pasha Zotin, plakës iu morën mendt, për pak do binte në ujë. Po ra një kushëri i imi, duke fol me gruan në telefon, shampitë ra poshtë” – tha një banor.
Gazetarja: Po fëmijët për në shkollë? Ketëj duhet të kalojnë?
”Kur jemi i përcjell, kur s’ jemi i lëshojmë në rrezik. I kalon dikush për dore nga fshati. Plus kemi problem me Maqedonasit në Nerez. Ata, kur kalojmë ne me kamion, na zejnë rrugën. Ne kërkojmë të paktën të na japin leje ta ndërtojmë vet” – tha një banor.
”Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti, edhe ai na premtoi. Madje para këtij mandate tha se do ta rregullojë urën edhe me LSDM kur bënë koalicion. Ata kanë premtuar, edhe të BDI-së kanë qenë edhe të VMRO-së. Edhe para se të vinte LSDM-ja” – tha një banor.
Mos ndërtimi i kësaj ure zgjatur udhëtimin e banmorwve pwr nw kryeqytet me 10 deri 12 km. Në mars të vitit 2022 qyteti i Shkupit kishte vendosur një fletë të bardhë në të cilën kishte shkruar se ura mbyllet, por sot ajo vazhdon të shfrytëzohet nga banorët, të cilët nuk kanë alternativë tjetër.
Politika premtoi, por asnjwherw nuk realizoi.
”Apeloj deri tek Qeveria, Qyteti i Shkupit, Komuna e Gjorçes, që bashkarisht të fillojmë ta zgjidhim brenda natës” – tha Blerim Bexheti- kryetar i Komunësn së Sarajit 4 mars 2021
“ Komuna e Sarajit është e gatshme dhe jemi dukë bërë përpjekje që të gjejmë disponim edhe nga ana e Komunës së Gjorçe Petrovit, që çështja e urës të zgjidhet njëherë e përgjithmonë” – tha Bekim Murati- kryetar i Komunës së Sarajit 22 tetor 2015
Zgjidhja e këtij problemi ishte premtuar edhe nga deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi në seancën e e 28 janarit të vitit 2021 për pyjetje deputetësh. Premtimet e tyre mbeten në të shkuarën, ndërsa ura e shkatërruar në të tashmen. /tvklan.mk/
Përgatiti: Evi Shkopi