Shënohet përvjetori i Shoqatave të Bjeshkatarëve, pjesëmarës në këtë organizim ishin rreth 400 bjeshkatar nga vendi dhe Kosova.
Mbi 400 bjeshkatar nga 11 Shoqata të Maqedonisë së Veriut dhe bjeshkatar nga Kosova për të shënuar përvjetorin e disa Shoqatave Bjeshkatare organizuan marshutë një ditore deri tek Liqeni i Bogovinës. Këtë aktivitet e ka përkrahë edhe kreu i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu i cili ishte edhe pranishëm në vend nisjen nga oborri i shkollës fillore “Abdyl Frashëri”.
“Ne nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë bukurie natyrore kemi këtu, do të thotë male, fusha me ujë, me egërsira. Do të thotë se këto bukuri natyrore ne duhet ti shfrytëzojmë ashtu siç do ti shfrytëzoni ju sot” – tha Besnik Emshiu, kryetar i komunës së Bogovinës.
Unioni i Shoqatave Bjeshkatare
“Kam nderin që në emrin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju falënderoj që iu përgjigjët ftesës sonë kaq masive që sot të bëjmë aktivitet apo marshin e përvjetorëve” – tha Fari Rexhepi, kryetar i Unionit të shoqatave bjeshkatare.
Marshuta nisi nga Bogovina deri në fshatin Novo Sellë ku udhëtuan me vetura, ndërsa nga Novo Sella deri te Liqeni I Bogovinës në këmbë. Të gjithë Bjeshkatarët ishin të pajisur sipas udhëzimeve të organizatorit Unionit të Shoqatave Bjeshkatare të Maqedonisë Veriut. /tvklan.mk/