QEVERIA E RE
Deklarata e Mickoskit se do ta shfrytëzojë emrin kushtetues të vendit në të gjitha kontekstet zyrtare është konform Marrëveshjes së Prespës – kanë deklaruar për Zërin e Amerikës nga press-shërbimi I Departamentit Amerikan të Shtetit, të pyetur nëse Mickoski me përdorimin e dy emrave për vendin – Maqedoni për përdorim të brendshëm dhe Maqedoni të Veriut për atë të jashtëm, po përpiqet të krijojë përshtypje të rrejshme se mbështet Marrëveshjen e Prespës.
“Marrëveshja e Prespës ishte një e arritur historike për çeljen e përfitimeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore. SHBA-të mbështesin këtë marrëveshje vitake, përsërisin rëndësinë e respektimit dhe do të punojnë me të gjitha palët që të mirëmbahen përfitimet e kësaj marrëveshje”, thonë nga Departamentit Amerikan të Shtetit.
SHBA-të, bashkë me Francën, sipas një komunikate të publikuar në Shtëpia e Bardhë më 8 qershor, I bënë thirrje Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbetet e fokusuar në rrugën drejt BE-së dhe t`i mbështesë obligimet ndërkombëtare konform udhërrëfyesit franko-amerikan.
Ndërkohë partia “Siriza” e ish-Kryeministrit grek, Aleksis Cipras, përmes një komunikate ka dënuar, sic thonë, shkeljen e re të Marrëveshjes së Prespës nga Mickoski dhe I kanë bërë thirrje Kryeministrit Micotakis që të ndërmirren veprimet që parashihen kundrejt Maqedonisë së Veriut./tvklan.mk/