Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

Barazimi mes Kroacisë dhe Shqipërisë hap llogaritë në grupin B. Një pikë që mban në lojë dy kombëtaret, teksa fokusi tashmë zhvendoset tek supersfida e mbrëmjes së kësaj të enjte, Spanjë-Itali.

Dy nga ekipet kombëtare më të kurorëzuara nga UEFA zbresin në fushën e Gelsenkirchen, ndërsa tri herë fituesja e Kampionatit Evropian Spanja takohet me mbajtësen aktuale të titullit, Italisë në turneun e pestë radhazi.

Kombëtare të cilat kanë marrë maksimumin në duelet e para, me Spanjën që po përjeton një moment të mirë, me 7 fitore e një humbje, ndërsa rekordi ndër vite kundër Italisë është i dukshëm, 13 fitore, 16 barazime e 11 humbje. Kjo është paraqitja e tetë radhazi e Italisë në finalet e kompeticionit dhe një fitore do të sigurojë një ecuri të pestë radhazi në raundet e eliminimit.

Spanja ka shënuar dhjetë gola në pjesën e parë në katër ndeshjet e fundit. Një pikë në këtë takim, që do të vij ekskluzivisht në ekranin e TV Klan do të përkthehej në kualifikim të tyre në raundin e 1/16-ave të Europianit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share