Kombëtarja e Shqipërisë ka shkruar faqe të reja në historinë e futbollit gjatë pjesëmarrjes së saj në Kampionatin Evropian, duke vendosur rekorde të reja dhe duke ofruar një spektakël të vërtetë futbolli. Pavarësisht se kanë arritur të sigurojnë vetëm një pikë, lojtarët e “Kuqezinjve” kanë treguar një performancë mbresëlënëse, duke sfiduar skuadrat më të mëdha dhe duke dhuruar emocione të forta në fushën e lojës dhe në tribuna.
Nedim Bajrami bëri histori duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Evropiane, vetëm 23 sekonda pas fillimit të ndeshjes kundër Italisë. Por rekordet nuk përfunduan aty; Klaus Gjasula u bë lojtari i parë që shënonte në dy porta të ndryshme në një turne madhor, duke kontribuar në barazimin dramatik 2-2 kundër Kroacisë.
Ndeshja kundër Kroacisë solli edhe një tjetër rekord për Shqipërinë, me golat e shumtë dhe tentativat e shumta që nuk janë parë prej dekadash në një ndeshje të Kampionatit Evropian. Tani, me sytë nga sfida e ardhshme kundër Spanjës, “Kuqezinjt” synojnë të avancojnë mbi bazën e krenaris dhe guximit qe kan treguar deri mē tani.