Vrasja e dyfishtë në Kratovë/ Prokuroria zbardh detaje të ngjarjes makabre!

Një zënkë familjare në Kratovë, rezultoi me vrasje të dyfishtë. Gruaja vret bashkëshortin dhe vjehrin.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në prezencë të njërit prej fëmijëve të mitur.

Prokuroria Publike ka publikuar detaje nga nkjo ngjarje makabre.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 13 qershor, kurse pas një zënke verbale, bashkëshorti fizikisht ka sulmuar të dyshuarën, duke e goditur me grushta në kokë dhe trup dhe më pas ka folluar ta ngulfasë.

“Ajo ka arritur të largohet dhe nga kuzhina ka marrë thikën ku fillimisht ka goditur bashkëshortin, kurse më pas vjehrrin. Nga lëndimet të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Me propozim të Prokurorit Publik, gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar paraburgim 30-ditor të dyshuarës” – thonë nga Prokuroria Publike.

Familja në fjalë nuk ka qenë e panjohur për kompetentët. Në vitin 2019, buletini I MPB-së ka njoftuar për denoncime midis vjehrrës, bashkëshortit dhe të dyshuarës.

Fëmijtë e të dyshuarës janë marrë në përkujdesje të punonjësive social, kurse kujdestare do të jetë tezja e tyre. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share