Për dallim nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në Greqi, kur Marrëveshja e Prespës dhe raportet Shkup – Athinë, aspak nuk ishin në agjendën e fushatës parazgjedhore të partive politike, kësaj radhe gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane, “Prespa” papritmas dhe mënyrë të paplanifikuar ndezi retorikën midis dy vendeve.
Shkas u bë ceremonia e inaugurimit të Presidentes Siljanovska kur ajo nuk përmendi emrin kushtetues – Maqedonia e Veriut, por edhe përplasjet në distancë Micotakis – Mickoski.
Mickoski dhe Micotakis do të përballen në Samitin e NATO-s në Uashington, se kush e zbaton e kush jo Marrëveshjen e Prespës.
Gjatë marrjes së mandatit Mickoski komentoi deklaratën e Kryeministrit grek Micotakis se cështjen e mospërdorimit të emrit kushtetues nga Qeveria e re e Maqedonisë së Vetiut, do ta inicojë në Samitin e NATO-s në Uashington nëse Shkupi deri atëherë nuk ndryshon qëndrimin.
Mickoski deklaroi se qeveria e VMRO-DPMNE-së do ta respektojë “Prespën” dhe se kjo marrëveshje është pjesë e sistemit juridik dhe rendit kushtetues të vendit, por se e drejta e tij njerëzore është e drejta e lirisë së shprehjes.
Ai u ka rekomanduar mediave që të merren edhe me mënyrën se si trajtohet Marrëveshja e Prespës nga ana e Greqisë./tvklan.mk