DITA BOTËRORE PËR SIGURINË E USHQIMIT
“Siguria e ushqimit: përgatituni për të papriturën” është motoja e Ditës Botërore për sigurinë e ushqimit. Autoritetet e vendit sigurojnë se ushqimi në vendin tonë është I sigurtë. Nga Qeveria e re do të kërkohet të punësohen 40 inspektorë.
Ushqimi në Maqedoninë e Veriut është i sigurtë – sigurojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
Nga kjo Agjenci pranojnë se nuk kanë kuadër të mjaftueshëm për t`i bërë kontrollet. U mungojnë 40 inspektorë.
Përkundër faktit se Kroacia, katër herë, ktheu prodhime bujqësore nga vendi ynë për shkak të pranisë së shtuar të pesticideve, sipas kompetentëve, kjo nuk do të thotë se ushqimi I vendit tonë është I pasigurtë.
“Po, ushqimi është I sigurtë. Cilësinë e ushqimit e konfirmojnë prodhuesit dhe përpunuesit ata që janë të ngarkuar për këtë. Momentalisht kemi rreth 180 inspektorë nga të gjitha departamentet, kurse na duhen të paktën edhe 40”, tha Nikolçe Babovski.
Në 5 muajt e parë të vitit janë bërë 22.000 mbikqyrje inspektuese dhe është konstatuar se suhqimi është I sigurtë, thonë nga Agjencia për Ushqim.
“Ligjet tona në fushën e ushqimit dhe veterinarisë, sipas raporteve që I marrim për cdo vit, janë më të harmonizuara me BE-në. Kjo tregon se masat që janë në fuqi për sigurinë e ushqimit dhe shëndetit të qytetarëve, zbatohen edhe tek ne”, tha Nikolçe Babovski.
Nga fillimi I vitit në Agjenci janë dorëzuar 79 nisma nga qytetarët për të kryer mbikqyrje inspektuese. Qytetarët janë ankuar se kanë blerë prodhime me afat të skaduar përdorimi, për ushqim të përgatitur dhe të paketuar në kushte johigjienike, dyshime për helmime e të ngjashme./tvklan.mk/