Anëtari ri në elitën e futbollit vendor, klubi I futbollit Besa e Dobërdollit, nga dita e sotme në radhët e veta ka angazhuar portierin e njohur 36 vjeçarin Kostadin Zahov i cili cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Voska Sport nga Ohëri. Lajmin për angazhimin e këtij portierë me përvojë të madhe në futbollin vendor ekskluzivisht për Klan Maqedoni e konfirmuan drejtuesit e klubit nga Dobërdolli, të cilët pohuan se me portierin kanë firmosur kontratë një vjeçare me mundësi që at ta vazhdojnë edhe për një vit varësisht nga nevoja.
Zahov për plot nëntë sezone ishte pjesë e klubit të futbollit Shkëndija të Tetovës, me të cilën skuadër arriti të fiton tre tituj kampion, 2 Kupa në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 ndeshje pa pranuar gol. re tituj kampion, 2 Kupa në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 ndeshje pa pranuar gol.
Zahov në karrierën e tij të gjatë ka mbrojtur portën e Vardarit, Bregallnicës, Bellasicës dhe Horizont Turnova, ndërsa ishte edhe pjesë e reprezentacionit A të Maqedonisë së Veriut.
Nga KF Besa konfirmuan se ditëve në vijim do të ketë edhe risi tjera me emra të njohur të futbollit vendor dhe jo vetëm.