Futbollisti shkodran sulmuesi Erald Çinari, nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen. Nga klubi I ftbollit Shkëndija zyrtrisht kanë njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Erald Çinari, pas një periudhe një vit e gjysmë. Kontrata e Eraldit përfundoi dhe me marrëveshje të dyanshme është vendosur që ajo të mos vazhdohet.
KF Shkëndija falënderon sinqerisht Erald Çinarin për kontributin e tij të madh gjatë kohës së kaluar me ekipin tonë. Kontributi i tij në fushë dhe jashtë saj ka qenë i çmuar për rezultatet e arritura dhe për atmosferën pozitive brenda klubit.
Edhe pse nuk ka të dhëna se ku ai do të vazhdon karrierrën nga mediumet shqiptare thuhet se ai do t% kthehet te klubi i futbollit Vllaznia në Shkodër. Kujtojmë ditë më pare nga ekipi kuqezi u largua mbrojtësi Bashkim Velija, ndërsa ka ardhur futbollisti i KF Bylisi nga kampionati shqiptar Aleksandar Trumçi.