Në Pazar të Ri me poezinë e Sadije Alitit

Shkruan: Shaban Sinani

Poezitë e poetes tetovare Sadije Aliti tani gjenden edhe në qytetin e Pazarit të Ri. Librat u dhuruan në Zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri që janë hapur kohë më parë, dhe në bibliotekën e këtij qyteti. Në orën mësimore të kursit të gjuhës shqipe para kursistëve u promovua edhe krijimtaria poetike, sidomos libri “Pranverë dashurie” nga ku u lexuan edhe disa poezi.

Autorja, Sadije Aliti, theksoi se ishte një privilegj që para këtij grupi të flas për poezinë time dhe njëherit t’ju shprehim urimet më të mira e më të sinqerta për këtë nismë për mësim të gjuhës shqipe, poezitë u prezantuan në këtë takim rasti.

Granit Hyseni, përfaqësues i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri, i cili na priti dhe na shoqëroi gjatë qëndrimit tonë në këtë qytet theksoi se është kënaqësi e mirë kur kemi vizitorë në qendrën tonë, edhe më mirë është kur marrim dhuratë libra të ndryshëm. Libra që do të lexohen e do të shfrytëzohen edhe në qendër.

Profesoresha e gjuhës shqipe Shpresa Ibishi, bëri të ditur se kjo ishte vizita e parë në këtë qendër.”Jam e entuziazmuar me guximin tuaj, keni bërë tërë atë rrugë, ato kilometra të gjatë për të na vizituar dhe për të marrë pjesë në një orë të kursit të gjuhës shqipe, kurs që ka pak kohë që është hapur, ju faleminderit për librat e dhuruar, për poezitë e bukura që na solle dhe urimet tua për mbarëvajtjen e punës sonë. Po shihet nga titujt se ju po shprehni ndjenjat e dashurisë, tituj e vargje interesante e të bukura. Ndjenja e dashurisë ku përmes vargjeve shprehet ndjenja njerëzore e botës shpirtërore”-tha profesoresha.

Një porosi shumë sublime për dashuritë e mëdha, për njerëzit, për gjuhën dhe vendin. Dashuria është mbi të gjitha. /TvKlan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share