Futboll: Sonte në “Ullevaal Stadion” në Oslo miqësorja Norvegji – Kosovë

Kombëtarja e Kosovës sonte luan miqësore ndaj Norvegjisë në Oslo, ky  do të jetë testi i fundit  i përfaqëseses së Kosovës para edicionit të  ri  UEFA Liga e Kombeve

Seleksionuesi Franco Foda me të ftuarit e  tij janë të gatshëm për këtë ndeshje tejet interesante edhe pse është vetëm miqësore.

Megjithatë, ky takim i ndihmon trajnerit gjerman për ta parë ekipin e tij se sa është gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin nga muaji shtator i këtij viti.

Kujtojmë që për këtë ndeshje, Franko Foda pritet t’i ketë gati pothuajse gjithë futbollistët – vetëm Altin Zeqiri së fundmi pësoi një dëmtim dhe s’dihet a do të jetë gati për ndeshjen sot.

Ndërkaq, për ndeshjen e sotme miqësore kundër Norvegjisë,trajneri Foda pritet të paraqitet me më të mirët  që ka në disponim  pavarësisht mungesës së Rashicës dhe Muslijës.

Formacioni i mundshëm i Kosovë: Arjamit Muriç, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Leart Paqarada, Valon Berisha, Blendi Idrizi, Bernard Berisha  Elbasan Rashani, Edon Zhegrova  dhe Vedat Muriqi.

Takimi mes Norvegjisë dhe Kosovës zhvillohet në “Ullevaal Stadion” në Oslo me fillim në ora 19:00.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share