Tre emra tani më të njohur për opinionin po garojnë për të parin e LSDM-së. Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual Venko Filipçe, ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja aktuale Slavjanka Petrovska dhe drejtori i Zonave Zhvillimore Industriale Teknologjike Jovan Despotovski, sot edhe zyrtarisht paraqesin kandidaturat e tyre për të udhëhequr me Lidhjen Social Demokratike të Maqedonisë. Ish Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i bindur se kandidatura e tij për të udhëhequr me LSDM-në do ta rikthej partinë drejt fitores. Ai ju bëri thirrje bashkëpunëtorëve të tij që ta përkrahin.
“Rezultatet e zgjedhjeve e kanë gjunjëzuar LSDM-në, disa shtrojnë pyetjen se a do të mbijetojë partia. Por mendoj se nën udhëheqjen time LSDM jo vetëm do të mbijetojë, por do të jetë sërish partia fituese. I ftoj të gjithë ata që kanë entuziazëm të punojnë të bashkohen me mua dhe të kontribuojmë së bashku”, tha Venko Filipçe.
Ai ju përgjith edhe pyetjeve të gazetarëve për raportet me dhe mbështetjen e Zoran Zaev.
Nëse do të jem kryetar, në një kohë të shkurtër do të dëshmoj se do të qeveris me integritetin dhe dinjitetin tim. Për mua flet fakti që kam raporte të shkëlqyera me Zaevin, sepse kam raporte kaq të mira edhe me zyrtarë të tjerë aktualë dhe të mëparshëm dhe me anëtarësinë dhe kjo është një mundësi për një bashkim të shpejtë në parti”.
Ndryshe, procesi i aplikimit ka nisur më 31 maj dhe vazhdon deri nesër. Të gjithë anëtarët e LSDM-së që i plotësojnë kriteret kanë të drejtë të paraqesin kandidaturë për kryetar, duke përfshirë të paktën pesë vjet anëtarësim në LSDM dhe të jenë zgjedhur të paktën një herë nga kongresi i partisë si anëtar i një prej organeve të partisë.
Zgjedhjet e brendshme partiake në LSDM janë caktuar për 30 qershor dhe pasojnë pas dorëheqjes së kryetarit Dimitar Kovaçevski, i cili së bashku me kryesinë e partisë dha dorëheqje pas disfatës në zgjedhjet e dyfishta. Ky rezultat u vlerësua si një humbje e thellë e LSDM-së, parti e udhëhequr në dy vitet e fundit nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski./tvklan.mk