Finalja e Ligës së Kampionëve/ Reali fitoi trofeun, Dortumundi simpatitë – Ançeloti pagëzohet “Padreloti”

Real Madridi është fitues i Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024. Los Blankos fituan titullin e 15 në histori, duke thelluar rekordin e tyre në kompeticion. Sukses edhe për Carlo Ancelotin, që shkon në 5 Champions të fituar.

“Urime Real Madridit për trofeun”. Borussia Dortmund uroi “mbretërit” duke postuar një fotografi simbolike me postimin “Respekt”.

“Valsi i fundit I gjermanëve” është pagëzuar kjo foto ku shihen të përqafuar Marko Rojs dhe Toni Kros, që zhvilluan ndeshjet e fundit në klubet e tyre.

“Padreloti” – ky është emri I ri për trajnerin Ançeloti në faqen zyrtare të Facebookut të Real Madridit. Italiani fitoi titullin e pestë në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër me 6 tituj në Champions bëhen Modriq, Kros, Naço, Karvahal dhe legjenda Gento.

Por, ky spektakël pati edhe shumë prapaskena.

Sërish dështoi sigurimi në Uembli. Pas 20 sekondave ndeshja u ndërpre për shkak se tre tifozë u futën në stadium.

Më vonë u kuptua se ata kishin 350.000 arsye për ta bërë këtë, pasi një bloger bjellorus me emrin Andrej Burim u kishte premtuar aq para nëse futen në stadium me fanellat që përmbajnë mbishkrimin “Melstroj”.

Por jo vetëm kaq! Edhe pse fishekzjarret janë rreptësisht të ndaluar nëpër stadium, tifozët e Borussias patën performansën e tyre.

Pas përfundimit të ndeshjes ndodhën shumë ngjarje interesante.

Kamerat kapën momentin kur Xhud Belingem kërkoi nga trajneri Zhoze Murinjo që të fotografohet me nënën e tij, pasi ajo është fanse e portugezit.

Ajo që do të mbahet mend nga futbolldahsësit janë tifozët e Dortmundit dhe “lumi i verdhë” nëpër rrugët e Londrës. Sipas asaj që shkruhet nëpër rrjete sociale, në Londër ka patur mbi 50.000 tifozë gjerman.

Ndoshta vazhdon “mallkimi” i Dortmundit në ndeshjet finale, por ky klub mbase ka tifozët më të mirë dhe më besnik në botë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share