I ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia, Zeqirija Ibrahimi nga VLEN tha se BDI duhet të shkoj në opozitë dhe të mos thirret në legjitimitet, sepse sipas tij, nuk e ka Fronti Europian por e ka VLEN-i.
“BDI le të shkoj në opozitë, le t’i mbledhin mend e të mos vajtojnë. Ne jemi të mandatur që shqiptarët të përfaqësohen nga ne në qeveri. Pse, kush i përfaqëson shqiptarët Ismaili Jaoski i BDI-së, apo ajo vajza në Front nga Shuto Orizarja? Maqedonia e Veriut është shtet binacional, sepse ka garë mes partive shqiptare dhe jo-shqiptare. Edhe VLEN ka pasur vota nga etnitet e tjera, mirëpo ne jemi thirrur në vota shqiptare ndaj ne e kemi legjitimitetin. Këto ishin rregullat e lojës elektorale, ne me vota shqiptare ato me koalicion jo-shumicë”, tha Ibrahimi.
Ai tha se Hristijan Mickoski ka pranuar VLEN-in ne qeveri si përfaqësues të votës shqiptare.
“VMRO-DPMNE ka respektuan verdiktin e votës shqiptare, ata e dinë se vetëm në e kemi të drejtën të flasim dhe mbrojmë votën shqiptare. Z.Ahmeti le të shkoj në opozitë dhe le të reflektoj e mendoj se si do të garoj në zgjedhjet e tjera”, deklaroi Ibrahimi. /TvKlan.mk