Gjykata i shqiptoi masë kujdesi, Ixhet Memetit thotë se nuk ka bërë asgjë kundërligjshëm

Gjykatësi i procedurës paraprake sot i ka caktuar masa të sigurisë Ixhet Memetit, të dyshuarit të dytë në hetimin lidhur me marrjen e ryshfetit, për ndikim në një rast gjyqësor, në të cilën i dyshuar i parë është gjykatësi suprem Naqe Georgiev.

Në një prononcim për media para Gjykatës Penale, Memeti ka thënë se është në interes të të gjithëve që procedura të përfundojë sa më shpejt.

“Është në interesin tim dhe interesin e publikut që autoritetet të përfundojnë punën e tyre sa më shpejt. Kjo sigurisht që më prek mua si qenie njerëzore, megjithatë nuk është mirë të flas para mediave për një çështje që po zhvillohet në gjykatë. Ju siguroj se do të përfundojë shumë shpejt dhe do të dalë se nuk kam bërë asgjë kundërligjore”, tha Memeti.

Me vendimin e sotshëm të gjykatës, Ixhet Memeti ka për obligim rregullisht të paraqitet në gjykatë, i është marrë pasaporta dhe nuk ka të drejtë të nxjerrë të re./Tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share