KSHZ: Dalja deri në orën 9 është 7,22 për qind, më e lartë se ajo më 8 maj

Shkup, 22 maj 2024 (MIA)- Dalja në shtatë vendvotimet ku sot rivotohet për zgjedhjet parlamentare deri në orën 9 është 7,22 për qind, bën të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Prej atje informojnë se nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në këto vendvotime kanë votuar 326. Në krahasim me votimin më 8 maj, në rivotim vërehet dalje më e madhe për 4,07 për qind në këto vendvotime.

Pjesëmarrje më të madhe ka në vendvotimin në Krushevë, ku kanë votuar 57 qytetarë, apo 12,15 për qind, ndërsa më e ulët në Dollnen në vendvotimin 1470/1, ku deri në orën 9 kanë votuar 14 votues, apo 2,22 për qind.

Në vendvotimin 2101 në Zhelinë kanë votuar 101 qytetarë apo dalja është 10,17 për qind, në vendvotimin 1202 në Krushevë kanë votuar 22 persona, respektivisht 7,38 për qind, në vendvotimin 1272 në Ohër 54 votues ose 7,5 për qind, ndërkaq në vendvotimin e dytë në Dollnen me numër 1470 kanë votuar 22 votues ose 3.34 për qind. Në Strugë, në vendvotimin 1844 dalja ka qenë 7,44 për qind, përkatësisht kanë votuar 56 qytetarë.

Vendvotimet, siç informon KSHZ-ja janë hapura në orën 7 të mëngjesit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share