Mitmarrja/ 30 ditë paraburgim për Naqe Georgievin – masa kujdesi për Ixhet Memetin!

Gjykata Penale I ka caktuar paraburgim 30-ditor Gjykatësit Suprem, Naqe Georgiev, i cili dyshohet për implikim në mitmarrje prej 10.000 eurove lidhur me një rast të ish-Kryetarit të Komunës së Novo Sellës i cili ishte kapur në trafik marijuana. Masa për Georgievin është pranuar me kërkesë të Prokurorisë.

Avokati i Georgievit ka deklaruar se klienti I tij, do të mbrohet me heshtje, pasi sipas tij, rasti është i kurdisur dhe paralajmëroi padi kundër vendimit.

Ndërkohë, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup, i ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masës së kujdesit ndaj të dyshuarit të dytë, anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publik – Ixhet Memetit.

Mbrëmë në mesnatë, Këshilli Gjyqësor, Gjykatësit të Supremes, Naqe Georgiev, ia mori imunitetin, me qëllim që organet e ndjekjes ta vazhdojnë procedurën për konstatimin e fajit.

Sipas njoftimeve, personi nga I cili është kërkuar rryshfeti, ka denoncuar dy të dyshuarit se për para kanë premtuar ndikime të jashtëligjshme në favor të babait të tij.

Denoncuesi i kishte dhënë monedha të shënuara gjykatësit Georgiev dhe ai ishte kapur në flagrancë.

MPB-ja konfirmoi se gjykatësi ishte arrestuar në vendngjarje gjatë kryerjes së veprës penale./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share