Pasditen e djeshme një burrë 57 vjeçar ka dashur ta sulmojë fizikisht kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska në qendrën tregtare Ramstore, duke e kërcënuar me fjalët “Do të përgjigjesh, do të përgjigjesh”.
Ky kërcënim erdhi pas paraqitjes së rastit me krevatin e improvizuar dhe thikës së kuzhinës në një garazh nëntokësor në Qendër.
Kur sigurimi i qendrës ka vlerësuar se ekzistonte rreziku i një sulmi të drejtpërdrejtë fizik, e larguan menjëherë personin dhe lajmëruan policinë, pas çka dërgua në stacion.
Policia ka konfirmuar se personi nga Bogdanci është arrestuar dhe do të përgjigjet për rrezikim të sigurisë.