Me gjashtë ndeshjet e javës së 33-të përfundoi sezoni në Ligën e Parë të Futbollit në RMV.
Tashmë dihet epilogu i sezonit 2023/2024. Kampion, për herë të dytë rradhazi, shpallet Struga Trim Lum, kurse në garat evropiane shkon Shkëndija e Tetovës.
Në Ligën e Dytë bien Bregalnica dhe Makedonija Gj.P, kurse Vardari do të përballet në balotazhin kundër Detonit Plaçkovica, për të siguruar ose jo mbijetesën në Ligën e Parë.
Golashënues më i mirë I kampionatit shpallet futbollisti malazez i Voska Sportit, Marushiq që ka shënuar 17 gola.
Në ndeshjet e 33-të dhe të fundit u arritën këto Rezultate;
Struga TL – FC Shkupi 1:2
Rabotniçki – Shkëndija 0:2
Voska – Gostivari 1:1
Vardari – Tikveshi 2:2
AP Brera – Makedonija Gj.P 4:2
Bregalnica – Sileksi 1:1
Sezoni i futbollit në futbollit mbyllet me ndeshjen finale të Kupës së RMV-së, kur më 22 maj takohen Voska Sport – Tikveshi./tvklan.mk