Ndërron jetë një avokat në Gjykatën Civile në Shkup

Një avokat ka ndërruar jetë dje në Gjykatën Civile në pritje të fillimit të gjykimit, njofton avokati Janaki Mitrovski në profilin e tij në Facebook.

Nga MPB thonë se avokati ishte 75 vjeç.

“Më 16 maj (e enjte) në ora 09:25 në SPB Shkup, nga ana e Urgjencës Mjekësore është raportuar se në Gjykatën Themelore Civile, në korridorin e katit të parë, gjendet një person i vdekur. Punonjësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për Lj.S (75) nga Shkupi.

Një mjek ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, thonë nga policia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share