VLEN tërheq padinë në Gjykatën Administrative për vendvotimin në Banjicë të Poshtme në Gostivar

Koalicioni “VLEN” në fillim të seancës publike të Gjykatës Administrative, e tërhoqi padinë pas vendimit të KSHZ-së për refuzimin e ankesës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të Poshtme të Komunës së Gostivarit për zgjedhjet kuvendare të vitit 2024.

Gjykata Administrative vendosi ndërprerjen e procedurës, pas tërheqjes së padisë.

Përfaqësuesi i Koalicionit “VLEN”, Betim Ameti, bëri me dije në fillim të seancës publike se po e tërhiqte padinë në tërësi.

Sipas pretendimeve të paditësit, vëzhguesit nga Koalicioni “VLNE” në vendvotimin 0511 në Komunën e Gostivarit i mungon procesverbali origjinal nga ky vendvotim dhe se në kuti ka pasur tre nënshkrime më pak se fletët e votimit, pas së cilës KSHZ në mënyrë jo të plotë dhe të gabuar e ka konstatuar gjendjen faktike dhe kundërshtimin në seancë publike e ka refuzuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share