Pas fitores së sotme kundër Cleveland me rezultatin 109-102ekipi Boston i afrohet finaleve play off në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Celtics tashmë udhëheq 3-1 serinë e gjysmfinaleve play off.
Sfidë me rivaliet deri në fund, ku dyshja Tatum-Brown realizoi 60 pikë për Boston. Në kahun tjetër, pë Cleveland u dallua Garland me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen.
Në Konferencën e Perëndimit, ekuilibër në përballjen mes Oklahoma e Dallas. Sfida e sotme u fitua 100-96 nga Oklahoma, që barazoi 2-2 serinë, në një fitore të vështirë jashtë fushe.
Alexander Shai me 34 pikë ishte lider për skuadrën mike, ndërsa për teksanët zhgënjyen lojtarët-lider, duke humbur një shans të mirë për t’iu afruar finaleve play off.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
New York – Indiana, (2-2)
Boston – Cleveland, 109-102 (3-1)
Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off
Denver – Minnesota, (2-2)
Oklahoma – Dallas, 100-96 (2-2)