Taravari pranon se ka nënshkruar marrëveshje me Ali Ahmetin për mos-hyrje në qeveri pa Ndryshimet Kushtetuese

Arben Taravari nga VLEN deklaroi në emisionin Click Plus në Tv21 se ka nënshkruar marrëveshje me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe me politikanët e tjerë në VLEN se nuk marrin pjesë në asnjë qeveri jo-europiane që nuk miraton Ndryshimet Kushtetuese.

“Po e vërtetë që kemi nënshkruar këtë marrëveshje xhentëllmenësh në muajin nëntor-dhjetor. Ishte iniciativë e imja që në qeverinë e ardhshme cila do qoftë të mos shkojë në koalicion pa ndryshimet kushtetuese. E kam bisedu edhe me z.Kasamin, Gashin, Mexhitin por edhe z.Ahmetin. Tash VLEN duhet ta dëftoj vetën dhe pikë të parë kemi rrugën euro-integruese të vendit në periudhën gjashtë mujore”, deklaroi Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share