NBA: Dallas dhe Boston fitojnë ndeshjet e treta

Kampionati amerikan i basketbollit NBA, vazhdon me ndeshjet e gjysmëfinale të play off-it. Skuadra e Dallas në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të play off-it ka shënuar fitore kundër ekipit Oklahoma me rezultatin e ngush 105-101.
P. J. Washington me 27 pikë dhe Luka Donçiq me 22 ishin më të mirët te Dallas, ndërsa te Oklahoma më efikas ishte Shai Gilgeous-Alexander i cili realizoi 31 pikë. Me këtë fitore ekipi i Dallas tani është në epërsi 2-1 në serine e fitoreve në Konferencën Perëndim.

Në Konferencën e Lindjes, Bostoni fitoi ndeshjen e tretë gjysmëfinale të play off-it kundër Cleveland në transfertë me rezultat 106:93 dhe kaloi në epërsi 2-1 në serinë e fitoreve. Më efikas te Boston ishte Jayson Tatum me 33 pikë, 13 kërcime dhe 6 asiste dhe Jalen Brown i cili realizoi 28 pikë dhe 9 kërcime. Ndërsa te ekipi i Cleveland më efikas ishte Donovan Mitchell me 33 pikë dhe 6 kërcime.

Cleveland – Boston 93-106

Dallas – Oklahoma 105 – 101

Lexo gjithashtu
Total
0
Share