100 ditë Qeveri/ Xhaferi: Zbatuam zgjedhje evropiane – për Qeverinë e re vendosin partitë fituese!

Në 100 ditëshin e Qeverisë teknike, kryeministri Talat Xhaferi u shpreh i kënaqur me punën e bërë për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të dyfishta.

Sipas tij, Qeveria me të cilën drejton ai si kryeministri i parë shqiptarë arriti të realizojë zgjedhje demokratike, të drejta dhe të lira.

“Ne zbatuam zgjedhjet evropiane, në procese zgjedhore të lira, paqësore, të ndershme dhe demokratike në të dy ciklet zgjedhore. Zgjedhje që do të përmenden se si mund dhe duhet të bëhen në interes të qytetarëve dhe shtetit. Me këtë, me të drejtë mund të vlerësoj se kontribuuam në sjelljen evropiane të vendit, i cili aspiron të jetë anëtar i Bashkimit Evropian. Fjalët e mia konfirmohen nga urimet dhe shprehjet e respektit nga partnerët tanë evropianë. Nëse kapacitetet evropiane dhe demokratike të një qeverie mund të gjykohen nga diçka – atëherë janë zgjedhjet.”, tha Talat Xhaferi.

Ditët e ardhshme pritet të nisin bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

Qëndrimi I VMRO-DPMNE-së është se bisedime do të realizojë vetëm më partitë opozitare.

Xhaferi u pyet nga gazetarët nëse do të pretendonte për një mandat të plotë si kryeministër në rast të një skenari tjetër nga ai që BDI-në e parashikon në opozitë.

“Çështja e mandatit të ardhshëm është çështje e procedurave dhe procesit të kalkulimeve dhe bisedimeve ndërpartiake të  subjekteve që kanë fituar mandat në Kuvend. Unë jam i fokusuar në detyrat që i ka Qeveria, pasi përbërja e kësaj qeverie funksionon deri në zgjedhjen e përbërjes së ardhshme. ”, tha Xhaferi.

Procesi zgjedhor i 8 majit u shoqërua me zëra për bojkot të mundshëm për zgjedhjet presidenciale.

Sipas kryeministrit Xhaferi, organet partiake të BDI-së nuk kishin marrë një vendim zyrtar për bojkotim të zgjedhjeve dhe se kjo ishte lënë në vullnetin e qytetarëve. 

Gazetarët kërkuan nga Xhaferi të komentojë veprimet e bashkëpartiakëve të tij të cilët zgjodhën të votojnë vetëm për zgjedhjet parlamentare. Sipas tij, qëndrimet individuale për bojkot nuk përfaqësojnë qëndrimin e partisë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share