LDK: Qeveria Kurti ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon mobilizimin e të gjitha strukturave dhe anëtarësisë së saj në vend dhe Mërgatë. Takimet dhe aktivitetet tha se po vazhdojnë degë më degë e lagje më lagje duke takuar dhe diskutuar me secilin qytetar rreth programit politik ‘Rruga e Re’ i cil, siç shkroi kjo parti në Facebook,  “ofron zgjidhje për hallet e përditshme të tyre”.

“Lidhja Demokratike shpreh keqardhje që kjo Qeveri, me mospunën e saj ka degraduar marrëdhëniet e vendit tonë me partnerët tanë ndërkombëtar. LDK pret nga Këshilli i Evropës që të njeh të gjitha të arriturat demokratike të Kosovës që nga para shpalljes së Pavarësisë dhe të anëtarësojë Kosovën në Këshill”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se fatkeqësisht, raportet e institucioneve prestigjioze si Departamenti i Shtetit Amerikan, Freedom House dhe të tjerë konstatojnë korrupsionin e lartë të kësaj Qeverie, ndërhyrjet në institucionet e gjyqësorit, sulmet ndaj medieve dhe gazetarëve dhe një varg shkeljesh e dështimesh të cilat LDK i ka ngritur me kohë në Kuvendin e Kosovës duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës të ndalë popullizmin dhe të kultivojë e avancojë marrëdhëniet ndërkombëtare të ndërtuara me shumë zell ndër vite.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellur me shqetësim investimin institucional të Republikës së Kosovës në përçarjen e shqiptarëve në rajon. LDK riafirmon qëndrimin e saj për bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare duke besuar në kapacitetet e tyre dhe duke mos ndërhyrë në çështjet e tyre politike apo ndërpartiake”, përfundon reagimi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share