E mërkura e 8 Majit ditë jo pune për të giithë qytetarët e RMV-së!

ZGJEDHJET 2024

Dita e zgjedhjeve të dyfishta, 8 maji, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ditë jopune ishte edhe me 24 prill në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Por, konform Ligjit për Festa, në vitin 2024 do të ketë 6 ditë jopune për të gjithë qytetarët dhe 11 të tjera për bashkësitë e ndryshme etnike e fetare në vend.

Edhe pse ditë jopune, në zyrën e Avokatit të popullit, të mërkurën – 08 maj 2024, nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës për votim në linjën telefonike falas 0800 54321.

Nga Avokati i Popullit thonë se përveç në linjën telefonike falas, qytetarët do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës për votim edhe personalisht në zyrën qendrore në Shkup, kurse kujdestari do të ketë  edhe në Zyrat rajonale në Strumicë – (034) 329-996, Kërçovë (045) 228-586, Tetovë (044) 344-082, Manastir, (047) 242-310, Shtip (032) 389-701 dhe në Kumanovë (031) 431-488.

Të Mërkurën më 8 Maj, Transporti publik në Shkup do të funksionojë sipas itinerarit të dielës, ndërsa teleferiku nuk do të punojë, njoftuan autoritetet e Qytetit të Shkupit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share