Fronti Europian pasditen e sotme së bashku me kandidatët për deputet të zonës 1 dhe 2 kanë zhvilluar takim me banorët e komunës së Likovës dhe Kumanovës.
Koordinatori i zonës së Kumanovës, Arbër Ademi dërgoi porosi të qartë deri te oponentët VMRO-DPMNE se goditjet e vazhdueshme që i bëhen BDI-së dhe Frontit Europian, nuk janë hakëmarrje për Ali Ahmetin, por është hakmarrje pikërisht për shqiptarët për ata që e bënë vitin 2001.
Besoj se të gjithëve ju kujtohet se si filluan, filluan si ithtar të Arbër Xhaferit, vazhduan si simpatizant të
Vetvendosjes e përfunduan si argat të Mickoskit. Po e shihni që në ditën e parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale me një dallim prej 40 mijë votash, pikërisht Arben Taravari shënoi se kryetar Facebook-u është shënoi se edhe Mickoski me ofertën e tij e ka parë se ku qëndron pesha e votës shqiptare, ndërsa në të gjitha komunat shqiptare ai humbi. Atë çka s’ja dha populli ai tenton ta merr nga Mickoski. Mirëpo jo qytetarët folën, qytetarët e thanë fjalën e vet, megjithse ai dhe shokët e tij mund të thonë se nuk na duhet vota e shqiptarëve, nuk na duhet vota e qytetarëve me rëndësi është se na ka qejf Mickoski. Dhe edhe për këtë që i ka qejf Mickoski e thonë vetë, shtoi Ademi.